Blero dhe Tara kënaqen me sajë (VIDEO)

By

Moti i ftohtë i ditëve të fundit më së shumti i ka gëzuar fëmijët. Lojërat dhe rrëshqitjet me sajë përbëjnë momentet më të bukura për secilin vogëlush.

E njejta vlen edhe për Tarën, vajzën e Bleros dhe Teutës që këto momente po i kalon me babain.

Në një video të postuar në Instagram, këngëtari shihet teksa kënaqet bashkë me të bijën ndërsa i bën ftesë edhe të tjerëve që t’iu bashkangjiten.

Ndryshe, Blero ishte me Tarën edhe në Suedi pak ditë më parë në një lëvizje që nuk është bërë shpesh pasi në udhëtimet jashtë vendit nuk mungonte asnjëherë edhe aktorja Krasniqi.

Megjithatë, dy prindërit bashkarisht por njëkohësisht edhe ndaras po ia dalin për mrekulli që vajzën ta rrisin në harmoni e lumturi të plotë duke mos e ndjerë boshllëkun e ndarjes. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm