Cilat janë planet e 2Ton për vitin 2016 ?!

By

2Ton, një ndër reperët më të suksesshëm të kohëve të fundit ishte i ftuari i sotëm në emisionin NIN të Klan Kosova.

Ai tregoi në rrjedhë kronologjike rrugëtimin e tij artistik të gjatë dhjetë vite për të cilin tha se është dashur shumë punë.

Reperi dha informacion edhe për këngën e re që do publikohet së shpejti ndërsa bëri të ditur se për verën e 2016-tës ishte planifikuar edhe një duet me Dhurata Dorën.

Pa dashur të jap shumë detaje, 2Ton tha prerazi se planet janë anuluar.

Ndryshe, Artoni foli edhe për aksidentin e pak javëve më parë duke treguar se ka goditur katër vetura dhe tash ka një veturë të re. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm