Real zbulon planet, Blunt martohet së shpejti ?!

By

Projekti më i ri nga Blunt dhe Real – ‘Presion’ u promovua sonte në emisionin NIN në Klan Kosova.

I ftuar në studio, Real, tregoi lidhur me idenë e dyshes për këngën e re që rrjedh dhe bazohet pak a shumë nga realiteti i tij personal.

Kur u pyet se a po iu bëjnë vajzat presion, ai tha se vetë është single kurse deklaroi se Bluntin do e martojnë së shpejti megjithëse nuk specifikoi se kur.

Real zbuloi planet e dyshes duke treguar se kënga e re do titullohet ‘Vera’ dhe nuk do jetë në bashkëpunim me emra të tjerë të skenës.

Ai foli edhe për klikimet, për të cilat u ndie krenar që projektet e tyre i kanë shikimet reale dhe jo siç po bëhen me shikime nga siç u shpreh Real ‘gjenazet’. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm