Kush ishin dy vajzat misterioze në Top Awards?!

By

Mbrëmja që lamë pas në Top Awards, sikurse në çdo eveniment tjetër të ftuarit u munduan të duken në mënyrën më të mirë të mundshme.

Të kuruar në veshje, grim e flokë, fytyrat publike tentuan që të reflektojnë fasadën e glamurit përkitazi me evenimentin.

Por janë dy gazetaret të njohura si ‘thumbueset’, Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu që me veshjen e tyre kanë thyer rutinën duke mbërritur në tapetin e kuq nën zingjirë.

E gjithë kjo për sensibilizim për kauzën e ngritjes së zërit kundër dhunës.

‘Ishim aty si viktima, pa ze, pa fytyre, te pafuqishme, si roberesha lidhur me zinxhir, ishim aty si cdo grua qe keshtu ndihet cdo sekonde te jetes se saj, si cdo femije perballe monstrave me fytyre njeriu…Ishim aty…ishim aty…dhe ndoshta nuk pane edhe kete here…ashtu sic bejne me te dobetit ne kete vend. Pak rendesi ka, ne ishim aty per t’i kujtuar gjithe te pranishmeve veshjen e vertet poshte xixave e teminave…per t’i treguar si e kemi te veshur shpirtin keto kohe‘ – janë shprehur Aulona dhe Fatma.

Artikuj të ngjashëm