Ja me kë është në lidhje Visar Arifaj?

By

Visar Arifaj, ose ndryshe i njohur si themeluesi i Partisë së Fortë, aksionarë në kompaninë ‘Trembelat’, si dhe asambleist në kuvendin komunal të Prishtinës.

Ai në intervistën e realizuar për emisionin Prive, shpalos disa detaje rreth jetës së tij, duke filluar që nga puna e deri tek ato më personale.

Ajo cka e karakterizon atë, është padyshim modestia dhe fakti që nuk ka fare komplekse. E këtë fakt e dëshmon edhe njëherë ku edhe tregon se si jeton një jetë si cdo qytetar tjetër i thejshtë.

Ai me sinqeritetin e tij më të madh tregon se si udhëton, në mungesë të lejës së veturës, gjithashtu tregon edhe për mbledhjet e familjes së tij,kryesisht në tryez ku edhe aty kalojnë kohën e tyre më të madhe bashkë.

Visari gjithashtu gjatë intervistës rrëfehet edhe rreth lidhjes së tij me Ditea Krasniqin, me të cilën ka rreth dy vite e gjysmë bashkë.I pyetur nga gazetarja se a planifikon martesë, ai është shprehur se martesa është një akt më shumë që anon kah burokracia, kështu që preferon që të dashurohet më shumë.

Gjithashtu ai rrëfehet edhe për punën e tu bërit baba në të ardhmen, mirëpo që duket se ky fakt për të nënkupton shumë përgjegjësi, dhe që për këtë arsye nuk e mendon veten në këtë lloj pozite diku edhe rreth 10 vite./Prive.al/

Artikuj të ngjashëm