2Po2 jep një lajm të befasishëm

By

Të gjithë fansat e reperit shqiptar Besnik Canolli, do të mund ta dëgjojnë këngën e tij më të re gjatë këtij vikendi.

Këtë e ka thënë vet reperi i njohur me nofkën 2Po2, që në fund të kësaj jave pritet të sjellë projektin e ri, duke shkruar në profilin e tij në Instagram.

2Po2, muaj më parë realizoi një bashkëpunim me reperin Vig Poppa, këngë kjo që u prit mjaft mirë nga publiku, duke marrë rreth pesë milionë klikime në Yputube.

Reperi nuk ka dhënë detaje të tjera rreth projektit të ri, përpos që vendosi të lërë gjithçka mister deri në datën e publikimit. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm