Arjan Çani i ka dy llafe për Seldin dhe Sinan Hoxhën

By

Shpat Kasapi sonte erdhi protagonist në ‘Your Face Sounds Familiar’ nën petkun e këngëtarit Sinan Hoxha.

E normalisht, nuk kishte se si të mungonte një koment thumbues nga Arjan Çani i cili përfshiu në shakanë e tij, pashmangshëm edhe Seldi Qalliun.

Shpatit, Çani i tha se i dukej si Seldi me mjekërr teksa ishte Alketa Vejsiu ajo që ndërhyu për të mos u thelluar në shaka duke thënë që ‘Seldi është fans i Sinanit që do ishte shumë mirë të kishte suksesin e këngëtarit në fjalë’.

Në këtë pikë, Arjan Çani ngriti supet duke thënë që Seldi dhe Sinani janë pajtuar teksa konstatimit të Alketës mbi Sinanin si një prej këngëtarëve më të paguar shqiptarë, autori i ‘Zonë e lirë’ i pasoi pyetjen ‘Edhe tani kur është martuar?’.

Kaq mjaftoi për të shpërthyer të qeshurat në sallë mes të cilave, Çani rrëfeu se Sinan Hoxha përkundër thirrjeve nuk i ka shkuar asnjëherë mysafir. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm