Fansja i shkon Capital T te xhami: Ky është reagimi i tij (VIDEO)

By

Relacioni me fansat përbën një pikë mjaft të rëndësishme për artistët shqiptarë e që shpesh edhe komentohet në media.

Derisa një pjesë prej tyrë nuk është se tregohen fort bashkëpunues duke preferuar ‘barrierën’ mes tyre dhe personave që i pëlqejnë, fatmirësisht ka akoma që e ruajnë thjeshtësinë.

Në këtë grup hyn edhe reperi Capital T i cili me një moment të mbrëmjes që lamë pas e ka vërtetuar një gjë të tillë.

Ai ka postuar një video ku shfaq një fanse që i mbërrin në veturë pasi ai kishe hyrë brenda.

Në vend të injorimit dhe nisjes siç do kishin bërë jo pak artistë, Trimi ka vendosur të ndalet për t’i ofruar përqafimin që do e mbaj mend gjatë fanses së tij.

‘Falemnderit ty, kushdo që je për përqafimin’ – shprehet mes tjerash Kapo.

Ndiqni videon /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm