A jeni gati për hitin e ri nga Enca ?!

By

Duket se artistët shqiptarë në muajt e parë të 2016-tës do ‘shpërthejnë’ me krijime muzikore.

E radhës që ka paralajmëruar projektin e saj është Enca që ka pyetur fansat në rrjete sociale se a janë gati për këngën e re.

Ky projekt muzikor do titullohet ‘Dreq’ dhe kurorëzon disa muaj punë intenzive nga Enca në studio për të cilat jemi njoftuar përmes rrjeteve sociale.

Ky projekt që pason suksesin e ‘Call me Goddess’, për atë që njihet si mbretëresha e Instagramit hyn në vazhdën e një viti që pritet të jetë shumë aktiv mes tjerash edhe me duetin që pritet ta sjellë me liderin e OTR, Noizyn. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm