A mund të besoni se kaq vite mbushi dje Cozman?!

By

Ditën e djeshme, një prej reperëve të grupit Babastars, festoi ditëlindjen!

Cozman, pati ditën e veçantë të cilën e kaloi në Prishtinë, fillimisht në shtëpi, për t’u zhvendosur pastaj në një prej klubeve të kryeqytetit me rrethin e gjerë të miqve.

Por sa vite mbushi reperi?!

Besoni ose jo, Cozman ditën e djeshme ka mbushur plot 32 vjet, një shifër që nuk përkon gati aspak me pamjen e reperit që mbase duket për 22 pranvera.

Ndryshe, që prej ndarjes nga Tuna, Cozman ka qenë më në qetësi për sa i përket lajmeve por edhe projekteve muzikore më të limituara në numër. Nuk dihet se çfarë realisht po planifikon reperi për muajt në vazhdim megjithatë besohet se befasitë nuk do mungojnë. /Prive.al/

I Keep Calm And Smoke Up For My BDAY….. #BDAYBOY #32?

A post shared by COZMAN – BABASTARS ?????? (@cozman) on

Artikuj të ngjashëm