A u hatërua Besa me Elinelin pas ngjarjes në ‘The Voice’?!

By

Performanca LIVE e supozuar të ishte premierë e projektit ‘Mos m’le me ra’ nga Besa dhe Elinel në ‘The Voice’ shkaktoi shumë zhurmë.

Reperi nga Kosova nuk mundi të kapej në ritëm dhe tekst tek pjesa e tij dhe si rrjedhojë la vetëm Besën në skenë e cila pasi e priti rreth 20 sekonda madje duke thënë në anglisht ‘kthehu’, u desh ta mbyllë këngën e vetme.

Por, a u hatërua nga ky gjest i Elinelit vetë këngëtarja?!

Në fakt, për një gjë të tillë as që bëhet fjalë. Këtë e ka lënë të nënkuptohet vetë Besa përmes një komenti të lënë në llogarinë e Elinel ku shprehet: ‘Gjërat e këqija ndodhin. Ne duhet ti qëndrojmë krah njëri-tjetrit’.

Ndryshe, kënga, prodhim i Kledi Bahitit nga Threedots tashmë me videoklip gjendet në kanalin zyrtar të Besës në Youtube. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm