Action Bronson në Bruksel me flamurin Kuq e Zi (Video)

By

Reperi shqiptar, Action Bronson i cili është duke ndërtuar karrierë ndërkombëtare ka treguar me krenari për origjinën e tij.

Pas klipit ku shfaq një kartë me shkrim për shqiptarët, ai ka vendosur që në koncert ta ketë mbi supe flamurin Kuq e Zi gjatë performancës.

Në koncertin e Action Bronson në Bruksel kishte edhe një artist shqiptar që ka ndarë në instagram një video nga performanca e bashkombasit.

Young Zerka që ka shijuar muzikën e tij ka shkruar: “Spektakël i shkëlqyer. Kuq e zi duke fluturuar në Bruksel”.

Në video shihet Zerka duke kënduar nga publiku këngët e Action Bronson./Prive.al

https://instagram.com/p/8JljdhwY1w/

https://instagram.com/p/8JkoQ5QYzt/

Artikuj të ngjashëm