Adelina Ismajli një grua me fat, kështu e zgjon Vali (FOTO)

By

Ajo është një grua me shumë fat ngase ka pranë vetes një burrë që e zgjon me lule.

Këngëtarja kosovare, diva Adelina Ismajli gëzon një jetë me momente romantike, ngase bashkëshorti i saj Vali Krasniqi, di se si ta bëjë të lumtur me gjëra të vogla.

Adelina që para pak kohësh u bë nënë e një vogëlushi me emrin Uliks, e ka publikuar në profilin e saj në Instagram një fotografi, ku e falënderon Valin për mëngjesin e bukur që i ka falë.

Në këtë imazh, shihet një ambient i rregulluar bukur e në të, disa lule të vendosura në pjesë të ndryshme të dhomës.

Por në tavolinë, shihet një qese e markës Michael Cors dhe siç duket aty ka një dhuratë për Adelinën, ama ajo theksin e ka vënë tek lulet.

“Përgëzime për burrin që s’ka nevojë për arsye që të të bëjë të lumtur. Dhe po flas për lulet. Mirëmëngjesi dashuria ime”, ka shkruar ajo. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm