Afërdita Dreshaj na njofton me anëtaren e familjes të cilën nuk e njihnim!

By

Krahas famës që ka modelja Afërdita Dreshaj, kohëve të fundit vend në media dhe interesimin e publikut ka zënë edhe motra e vogël Jehona.

Me një bukuri magjepsëse, ajo ka mahnitur ndjekësit në rrjete sociale duke u shndërruar në një yll që ndiqet nga masa.

Por, pak kush e ka ditur që sipas gjasave, Afërdita ka edhe një tjetër person të afërt që e quan si motër. Bëhet fjalë për vajzën e axhës, Arta Dreshajn.

Me këtë të fundit, super modelja e ka njohur opinionin mbrëmë në rrjetin social Instagram ku ka postuar një foto të Artës dhe Jehonës nën mbishkrimin: ‘Sa të mrekullueshme janë motrat e mia?!’.

Arta, ndryshe nga Jehona dhe Afërdita duket të mos jetë shumë aktive në rrjete sociale por të paktën nga pamja, ngjan shumë me vajzat. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm