Afërdita Paqarada ‘konfirmon’ ndërhyrjen kirurgjikale! (FOTO)

By

Falë bukurisë së saj kishte arritur që mbi dy dekada më parë të zgjidhet si më e bukura e Kosovës duke hapur kështu shtigje të pashkelura në shoqërinë kosovare të viteve të 90-ta.

Që prej atij momenti, falë edhe përvojës së fituar, Afërdita Paqarada u shndërrua në një pikë reference për gjininë e bukur që aspironin të ndiqnin një rrugëtim të ngjashëm.

Pavarësisht nga këto fakte, ikona e bukurisë ka gjetur pjesë nga vetja e saj për ta korigjuar.

Lajmi i raportuar në Prive.al një javë më parë është vërtetuar me fakte vizive nga fotot e postuara prej Afërditës së fundmi ku qartësisht vërehet intervenimi në hundë. Ajo aktualisht po qëndron në kryeqytetin francez,Paris,përkatësisht në Disneyland,së bashku me vajzën e saj. E se a po duket ikona e bukurisë më mirë apo jo me intervenimin iu mbetet juve ta vlerësoni. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm