Aktori Florjan Binaj baba për herë të dytë! (FOTO)

By

Dita e sotme lirisht mund të themi se është një ndër më të veçantat për aktorin e njohur të humorit Florjan Binaj.

I njohur tek publiku me rolin e ‘Policit’ në Portokalli ai arriti të fitojë shumë shpejt zemrat e shikuesve teksa zemrën e tijë sot e ka fituar dikush tjetër.

Pas vajzës që kishte tash e disa vite aktori u bë baba për herë të dytë e këtë herë u bekua me një djal të cilin e pagëzoi me emrin Glauk.

Lajmin e bëri të ditur vetë Florjani përmes profilit të tij në Facebook teksa publikoi një fotografi të foshnjes e përbri saj shkroi: “Sot, dorën sa gishti, nesër jetën sa malet!!!Sot lindi Glauk, djali jonë dhe na e bëri ditën, familjen dhe jetën më të bukur!!!”. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm