Albatrit Muqiqi i thotë dy fjalë të mëdha Merita Spahiut (FOTO)

By

Dashuria për nënën është e patjetërsueshme. Në kohën e rrjeteve sociale, shpesh shohim shprehje të dashurisë e dedikime për personat e afërt, po ajo që ka më së shumti kuptim, është t’ia thuash ato fjalë publikisht nënës.

Këtu nuk është kursyer këngëtari Albatrit Muqiqi. Ai që para pak muajsh është bërë vet baba, tash duhet ta kuptojë edhe më mirë rëndësinë e prindërve dhe dashurinë ndaj fëmijëve.

Në profilin e tij në Instagram, ai ka publikuar një fotografi me këngëtaren e njohur Merita Spahiu, të cilës i ka thënë dy fjalë: “I love you” apo në shqip “Të dua”.

Së shpejti pritet që Albatriti të vijë me këngën e re, të cilën e ka realizuar në bashkëpunim me Genta Ismajlin. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm