Alma flet për operacionin! Zbulon edhe një tjetër intervenim në fytyrë

By

Prive.al raportoi sot gjatë ditës për rishfaqjen e Alma Bektashit pas pesë muajsh në rrjete sociale ku ato që spikatën ishin ndryshimet në fytyrë.

Tashmë u kuptua pa dilema se këngëtarja e njohur, profesoreshë e kantos, ka ndërhyrë estetikisht në hundën e saj për ta korigjuar.

Pas raportimeve në portale, ka reaguar vetë Alma me një ton pak të ashpër për shkrimet që realisht nuk thonin asgjë përpos faktit të mirëqenë.

Ajo në shkrim të cilin ua sjellim të plotë më poshtë shprehet se e ka bërë operacionin për shtatë palë qejfet e saj teksa ka pranuar se ka ndërhyrë edhe tek vetullat, duke i bërë ato tatuazh.

Ja shkrimi i plotë:

Po pse cfare menduat ju portale te dashura se do e mohoja nje gje te tille??? Se paku mos ma fyeni intelegjencen me ato pseudo-kengetaret qe mohojne cdo nderhyrje!!!
A e kam bere hunden- Po natyrisht
Pse? – per shtate pale qefet e mija … U harrova edhe nje gje …. kam vetullat tattoo!! Hajt shnet!!!

Artikuj të ngjashëm