Almeda dhe Tolgahan ‘shtyhen’ se cili është më i fortë në … (VIDEO)

By

Shumëkush ishte habitur me të kuptuar lajmin se Çënarit, idhullit të shumë vajzave në serialin ‘Lale Devri’, zemrën ia kishte marrë një bukuroshe nga Shqipëria.

E me kohën që kalon, kjo marrëdhënie vetëm sapo shkon duke u konsoliduar mes aktorit turk Sayisman dhe bukuroshes Almeda Abazi.

Megjithëse akoma të rezervuar në zbulim të detajeve nga jeta private, çifti tashmë me përplot fansa që mezi presin të shohin diçka të përbashkët e kanë ‘lëshuar dorën’ kur është fjala tek numri i postimeve.

Në një prej më të fundit, Tolgahan dhe Almeda shihen teksa bashkë ushtrojnë në fitness dhe ajo që bie në sy është shkathtësia e shqiptares që nuk e ka problem të bëj pothuajse të njejtat ushtrime me ato të të dashurit turk.

Kujtojmë se pak kohë më parë, çifti kaluan disa javë përplot aventura, relaks dhe adrenalinë në Shtetet e bashkuara të Amerikës. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm