AMERIKANJA KOPJON TUNËN! POR KUSH E BËRI PARA TUNËS?!

By

Të gjitha mediat rozë raportuan për një kopjim siç u quajt të këngëtares Tinashe nga klipi ‘Pardon’ i Tunës.

Klipi i këngës “All Hands On Deck” nga amerikania është pothuajse identik në shumicën e skenave me videoklipin e këngës “Pardon”.

Por prisni pak, mos u ngutni. Edhe Tuna nuk ishte e para që i bëri këto skena. Madje më të ngjashme janë të këngëtares shqiptare me atë serbe Sara Jo.

Kënga e serbes është publikuar në të njëtin vit me projektin e Tunës (2014) por disa muaj më herët.

‘Ko je ovde ko’ është publikuar në muajin qershor e ndërsa Sejdiu e ka publikuar në Tetor.

Mirëpo as Sara Jo nuk mund të kënaqet se ajo nuk ishte e para. Dy vite më herët ishte skena e fundit e filmit ‘Step it up’  që bëri për vete të gjithë shikuesit.

Se kë e kopjoi këngëtarja Amerikane, Tunën, Sara Jo apo u inspirua nga filmi janë shumë pikëpyetje. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm