Ana Kabashi foto duke u puthur në 4 të mëngjesit, i bie pishman

By

Këngëtarja Ana Kabashi, në orët e hershme të mëngjesit të sotëm ka ngritur shumë dilema me një foto në rrjete sociale.

Në të, ajo shihej puthej nga producenti Granit Gashi i ‘Massive Production’ me të cilin në rrafshin profesional bashkëpunon tash e një kohë.

Megjithatë, duket se relacioni mes dyshes ka tejkaluar suazat kolegiale duke u shtrirë në intimitet.

Nga burime të afërta, Prive.al ka arritur të mësoj se dyshja janë në një lidhje dhe fotoja e postuar vonë e më pas e fshirë thjesht konfirmon një relacion të tillë.

Mbetet të shihet se si do reflektohet ky zhvillim në muzikë. Duke punuar për personin e zemrës, mbase vullneti për Granitin nuk do mungojë aspak e ndoshta hitet për këngëtaren do të jenë të pranishëm. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm