Angela Martini zyrtarizon lidhjen ?! (FOTO)

By

Ajo pothuajse çdo muaj përflitet për lidhje të mundshme.

Milionerë, biznesmenë, sheikë e shpeshherë edhe miq të saj janë target i mediave që spekulojnë për partnerët e mundshëm të Angela Martinit.

Kjo e fundit, shpesh edhe i demanton mirëpo raportime të tilla në shumicën e rasteve harrohen brenda pak kohësh.

Por, provat që i ka dhënë vetë Angela Martini sot në rrjete sociale, e kanë vulosur faktin se ajo është në lidhje pas disa spekulimeve që lindën nga një buqetë me lule të cilën e pranoi pak ditë më parë.

Modelja e njohur shqiptare ka gravuar në gishtin e saj gjysmën e zemrës teksa një dorë mashkulli e ka plotësuar figurën me anën tjetër në gishtin e tij.

Angela duket të jetë shumë e përmbushur dhe mbi të gjitha, e rrethuar me shumë dashuri.  /PRIVE.AL

Artikuj të ngjashëm