Anjeza Shahini ftohet nga Mbretëresha e Anglisë

By

E veshur elegante dhe me klas, kështu është shfaqur Anjeza Shahini në mbrëmjen e datës 8 dhjetor 2015, në pallatin “Buckingam Palace”. Artistja ka qenë e ftuar në një ndër pritjet më të rëndësishme të vitit që mbajnë monarkët britanikë, në pallatin “Buckingham”, një mbrëmje në nder të diplomatëve.

Këngëtarja shqiptare ka qenë e shoqëruar nga bashkëshorti, Paul Edward Conolly, ky i fundit diplomat britanik, që ka shërbyer pranë Ambasadës Britanike, në Tiranë.

Pjesëmarrës në këtë pritje kanë qenë dhe çifti mbretëor, Princi William dhe Dukesha e Cambridge, Kate Midelton. Nga sa shikojmë nga fotot e postuar nga Anjeza në profilin e saj në Instagram, artistja jonë është kujdesuar që në këtë mbrëmje të ketë një pamje elegante dhe fine.

Anjeza dhe bashkëshorti i saj, u martuan në muajin shtator në një ceremoni shumë intime në Toskana të Italisë./tvklan.al

Artikuj të ngjashëm