Arnold Schwarzenegger në përkrahje të Eliza Dushkut: Jam i shokuar dhe i pikëlluar!

By

Jo vetëm aktorin e famshëm Arnold Schwarzenegger, por të gjithë i shokoi rrëfimi i aktores me prejardhje shqiptare Eliza Dushku, për dhunën seksuale që kishte përjetuar kur qe ende një e mitur.

Dushku deklaroi publikisht se kishte qenë viktimë e dhunës seksuale që kur ishte vetëm 12-të vjeçare nga Joel Kramer.

Kjo akuzë publike për dhunë seksuale nga Eliza, vjen pas një serie reagimesh të një numri të madh grash, që akuzonin producentë, aktorë e regjisorë për ngacmime seksuale.

E në mesin e reagimeve vjen edhe ai i aktorit e senatorit amerikan Arnold Schwarzenegger, që në llogarinë e tij në Twitter i ka dhënë mbështetje aktores Dushku, pasi plot prej yjeve të filmit “True Lies”, i dolën në përkrahje përfshirë këtu aktorin Tom Arnold.

“Tom, të gjithë do të bënim diçka. Jam i shokuar dhe i pikëlluar për Elizën, por po ashtu jam krenar me të, përpos faktit se është një vajzë e talentuar, ajo është një grua e mrekullueshme dhe e guximshme”, ka shkruar aktori amerikan. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm