60 SEKONDA

Arta Nitaj: A do e fshinte nga ‘faqja e dheut’ klipin “A më do?” (VIDEO)

Ishin shumë të dashuruar dhe në atë frymë xhiruan një klip që do mbetej gjithmonë në kujtesën e tyre.

Arta Nitaj dhe këngëtari Bruno, patën një lidhje dashurie që nuk zgjati shumë, por siç thuhet, ishte e bukur për aq sa zgjati.

Dyshja i ndanë rrugët, por për t’ua kujtuar se ishin bashkë e të dashuruar, ata kanë klipin e këngës së Brunos, “A më do”, që si për ironi, u publikua pasi ata i dhanë fund gjithçkaje.

Në intervistën ’60 sekondëshe’ për Prive, Arta këtë javë u është përgjigjur pyetjeve provokative,e  ndër to edhe asaj se a do e fshinte klipin a më do nga rrjetet?

Ajo kësaj pyetje i ka bërë bisht, duke pasur vetëm një koment: “PASS”, që do të thotë kalo. /Prive.al