Bebe Rexha i kërkon favor Jetmirit të ‘Showbizi Shqiptar’

By

Ka tash e disa vite që ‘Showbizi Shqiptar’ përbën platformën numër një të promovimit të artistëve nga gjitha trevat në rrjete sociale.

Me qindra mijëra ndjekës, përkundër tentativave edhe nga të tjerë, faqja e Jetmir Agajt prin për aktivitetin, postimet dhe shtrirjen e madhe.

E duket që kjo i ka rënë në sy edhe yllit botëror në ngjitje, Bebe Rexhës e cila i ka kërkuar një favor drejtuesit të faqes për t’i postuar një fotografi të saj.

Me një modesti e cila është shumë më e theksuar se e fytyrave tona publike, pa komplekse, Rexha ka komunikuar me Agajn mbi postimin.

Kjo i ka lënë përshtypje edhe këtij të fundit i cili sipas të gjitha gjasave i mësuar me lajkat e komplekset e plot këngëtarëve shqiptarë përmes postimit të bërë është shprehur me sarkazmë: ‘Këta tanët më yll se ti’.

Ndryshe, Rexha e cila me produktet e saj muzikore numëron miliona klikime shpesh vërteton se është në rrjedha me atë që ndodh në trojet shqiptare nga të cilat, fatmirësisht ka ruajtur thjeshtësinë që sot po mungon me të madhe.

Nje artiste si ti, me fame boterore. Keta tanet ma yll se ti ! Love Bebe Rexha ? #showbizi #beberexha

A post shared by Jetmir Agaj (@jetmir_agaj) on

Artikuj të ngjashëm