Bes Kallaku s’ndryshon kurrë: Tmerroi turistet në Itali (VIDEO)

By

As martesa nuk e uli me këmbë në tokë.

Bes Kallaku gjithnjë do mbetet po ai shakaxhi që e kemi parë në edicionet e përjavshme të “Portokalli” në Top Cannel.

Hajde kur është në rol, por ai i tillë është edhe kur del për shëtitje gjatë një udhëtimi.

Ai ka tmerruar një grup vajzash turiste në Itali, të cilat kërkuan nga ai thjesht një fotografi.

Besi si Bes që është, i fotografon ato dhe më pas ua punon një rreng. Bashkë me aparatin e tyre fotografik profesional, ai ikën me vrap duke i bërë ato të mendojnë se ua vodhi pajisjen.

Momentin e ka kapur Xhensila në një video e më pas Besi e ka publikuar në Instagram, ku shkruan se vajzat bërtitën shumë duke menduar se ai njëmend iku me gjithë aparatin. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm