Big Mama po martohet (VIDEO)

By

Këngëtarja nga Tetova, Besiana Kasami e njohur me nofkën Big Mama, po i jep fund beqarisë.

Ka kohë që dyshohej se në jetën e saj ka risi dhe në një intervistë në Klan Kosova, ajo kishte zbuluar se ajo është dashuruar dhe me plane serioze për të ardhmen.

Prive ka marrë vesh nga burime afër këngëtares, se ajo përfundimisht po martohet me të dashurin e saj, identiteti i të cilit nuk dihet nga publiku.

Një dasmë pritet të ndodhë në shtator të këtij viti, përderisa Big Mama e cila së fundmi ka humbur shumë peshë, mund të jetë një nuse e mrekullueshme dhe cool, siç edhe e ka personalitetin. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm