“Bota kalimtare” e Gold AG publikohet të dielën!

By

“Me mu” është kënga e fundit e Gold AG që erdhi në bashkëpunim me motrat Koçi. Përderisa kjo këngë po shijon akoma sukses, Ariani ka vazhduar në heshtjeaktivitetin muzikor dhe realizmin e këngëve të reja.

Para pak jave, Prive bëri të ditur se ka filluar puna për këngën e re të Gold AG që do të jetë duet me këngëtaren Shyhrete Behluli që i dedikohet nënës.

Por derisa ky projekt të marrë vulën finale, Gold AG do të publikoj një tjetër këngë solo.

Bëhet fjalë për “Bota kalimtare” që është punuar në vitin 2015 e teksa në YouTube do të publikohet këtë të dielë në ora 20.00.

Artikuj të ngjashëm