Brenda festës së Shyhrete Behlulit: Në këtë ambient këngëtarja festoi ditëlindjen

By

Këngëtarja Shyhrete Behluli, të mërkurë i mbushi plot 54 vjet.

Ka një jetë të tërë që është në skenë e më shumë ditëlindje ka festuar duke qenë e famshme, se sa një person i panjohur për publikun.

E në krejt këtë hiperaktivitet të rrjeteve sociale ku gjithçka bëhet publike nga të famshmit, qoftë ajo edhe një festë familjare, mund ta gjejmë edhe këngëtaren Shyhrete Behluli.

Familja e saj i ka organizuar një festë ditëlindjeje duke u kujdesur që gjithçka të jetë në perfeksion e opër krejt dekorimin e këtij ambienti të bukur, është kujdesur kompania Grand Decor.

Është Engjëllusha Salihu, vajza këngëtare e Behlulit, ajo që ka publikuar ca imazhe nga ndeja e ditëlindjes së nënës së saj, e cila nga ajo që i është servuar, ka marrë një buzëqeshje të madhe në fytyrë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm