Bruno prezanton ‘Dehur’ (Video)

By

Këngëtari që u bë shumë popullor nga bashkëpunimi me Elvanën ‘Love Me’ ka prezantuar projektin e tij të ri.

‘Dehur’ mban emrin kënga e tij e re që vjen solo për festivalin ‘Kënga Magjike 2015’. Balada e Brunos është punuar nga Threedots përkatësisht nga Flori.

Për këtë të fundit, Bruno përmes profileve në mediet sociale është shprehur: “Një këngë e cila që në momentin e parë që e kam dëgjuar, e kam dashur shumë. Të falenderoj pafund ty Flori Mumajesi që e ke besuar tek unë këtë këngë dhe që i ke dhënë gjithë shpirtin tënd artistik kësaj kënge”.

Bruno ishte në listën e artistëve të fundit që prezantuan këngët teksa fituesit kuptohen fundjavën tjetër kur mbahet edhe nata finale e edicionit të 17-të të Kënga Magjike.

Artikuj të ngjashëm