Camila Barraza niset drejt Filipineve: Kosova pritet të përfaqësohet denjësisht në Miss Universe!

By

E përzgjedhur si femra më e bukur e vitit 2016 në Miss Universe Kosova, Camila Barraza, pas disa muajsh përgatitjeje më në fund është gati për aventurën më të madhe në jetën e saj.

Ajo sot ka marrë rrugën drejt Filipineve, vend në të cilin do të mbahet edhe eventi i madh i bukurisë Miss Universe në të cilin do ta përfaqësojë Kosovën.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Camila e cila përmes Instagramit tregoi se sot po merr rrugën drejt këtij kontesti.

Të gjithë jemi me shpresë në suksesin e saj pasi që përpos për vet Camilan, përfaqësimi i denjë do të ishte një pasqyrë mjaft e mirë edhe për Kosovën. /Prive.al/

15978896_2208372012721621_394129316_n

Artikuj të ngjashëm