Camila Barraza, një prej femrave më të bukura në eventin e Miss Universe!

By

Përfaqësuesja e Kosovës në Miss Universe, Camila Barraza, tash e disa ditë po qëndron në Filipine vend në të cilin pritet të mbahet edhe spekakli i madh i këtij konkursi më 30 janar.

Përpos natës finale eventi në fjalë në vete mbart edhe disa aktivitete të cilat tashmë veçse kanë nisur e po shijohen nga vajzat fituese nga vendet respektive.

Sipas fotografive të publikuara së fundmi nga vetë Camila duket se Kosova ka goditur në shenjë sa i përket kësaj zgjedhjeje pasi që ajo po shkëlqen në mesin e shumë vajza të bukura, të paktën në këto ditë të para të aktiviteteve.

Shpresojmë që bukuria e saj do të vlersohet drejtë edhe në natën finale të këtij spektakli pasi që përfaqësuesja jonë duket se ka gjasa mjaft të mëdha për çmimin kryesor në këtë kontestCa./Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm