Capital T koncert në Mitrovicë, diçka e papritshme ndodhi!

By

Ai është ndër reperët më të njohur kosovarë që më muzikën e tij ka bërë për vete me mijëra njerëz.

Këngët shpesh i shndërrohen në hite, e i dëgjon ngado, nga klubet e natës e deri te secila makinë që të kalon pranë.

Mbrëmjen e kaluar kishte aq shumë të interesuar për ta dëgjuar muzikën e tij, sa salla nuk po i zinte të gjithë brenda.

Këtë e shkaktoi reperi kosovar Capital T, për të cilin njerëzit po prisnin në radhë tek dera e klubit ku ai do performonte.

Një video që Capital T e ka publikuar në Instagram, tregon se me dhjetëra njerëz nuk kanë mundur të futen brenda për ta dëgjuar këngëtarin gjatë interpretimit.

Por ai është ndjerë borxhli dhe ka vendosur që t’iu shkruajë të gjithë atyre përmes një postimi në Instagram, ku thotë: “Mitro, kam shumë dashuri për juve. U kërkoj falje të gjithë atyre që nuk i ka zënë brenda. Shihemi shpejt”. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm