Cila është kënga e parë solo e Bebe Rexhës ?!

By

Bebe Rexha hyn ndër emrat shqiptarë që suksesin po e arrin me hapa të sigurt në karrierën e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këngët solo dhe në bashkëpunim me emra të mëdhenj po rezultojnë hite të mëdha. E ajo që veçon shqiptaren me origjinë nga Maqedonia është edhe talenti si tekstshkruese ku në piedestalin e suksesit hyn singli ‘Monster’ nga Eminem dhe Rihanna që mban vulën e saj.

Bebe Rexha, (e lindur me emrin e vërtetë si Bleta) karrierën e saj, zyrtarisht e ka filluar në vitin 2010 si pjesë e grupit Black Cards me të cilin ndau rrugët në janar të 2012-tës.

Një vit më pas jeta e saj morri një kthesë të re kur nënshkroi me Warner Bros pas suksesit të dëshmuar në këngë të artistëve të tjerë. E kënga e parë solo është ‘Comeback Kids’ që sot me vështirësi gjendet në rrjete sociale.

Ne risjellim në kujtesë këtë këngë teksa nga Bebe presim projektin që do pasojë ‘Me, myself and I’. /Prive.al/

https://www.youtube.com/watch?v=nhnsZjeaWEQ

Artikuj të ngjashëm