Çiljeta ia mësyn muzikës popullore, së shpejti sjell bashkëpunimin me…

By

Këngëtarja e  njohur Çiljeta Xhilaga është një nga personazhet më të njohura dhe pëlqyera në Shqipëri por edhe në Kosovë.

Pas një mungese në tregun muzikor, këngëtarja ka vendosur të rikthehet edhe një herë tjetër.

Por, artistja ka vendosur të vijë ndryshe dhe me surpriza të reja me një bashkëpunim që nuk e prisnim. Ajo ka vendosur të sjellë një këngë me këngëtaren e famshme të muzikës popullore.

E ftuar në emisionin radiofonik “Chaude Patate”, këngëtarja ka rrëfyer se shumë shpejtë do të sjellë një duuet të fuqishëm dhe shumë ndryshe nga ajo që jemi mësuar të shohim deri tani, shkruan panorama, përcjellë Prive.

Çiljeta do t’i futet muzikës popullore dhe së shpejti do të sjellë një projekt me yllin e muzikës popullore, Fatmira Breçani.

Artikuj të ngjashëm