Çka do të ndiqni në ora 19.00 në Prive?!

By

Emisioni Prive episodin e kësaj jave e hap me një material për festën e Kurban Bajramit. Çka servuan personazhet e showbizit në këtë ditë?

Bleona Qereti flet për projektin ‘Take You Over’. Gazetari Vlorijan Halili sjell pamjet e realizimit të tatuazhit ‘TAK’.

Enca Haxhia rrëfen për karrierën e saj nga dita zero deri tek klasifikimi si një ndër këngëtaret më të kërkura.

Maki Bajrami sjell intervistën me Korab Shaqirin për historinë e dasmës dhe fjalët që e përcollën këtë ceremoni.

Gazetari Artan Telaku ka intervistuar reperin 2Ton ku tregon për projektin e ri por flet edhe për kopjimet që u akuzua.

Përpos këtyre, pjesë e Prive janë rubrika “60 sekonda” me protagoniste këtë jave Mihrije Brahën, ndërsa “ E vërtetë, Jo e Vërtetë” verifikon informacione për Gold Ag, Eliza Dushkun e Ronela Hajatin.

Ndërsa nuk mungojnë as “Të Pathënat e Javës” me lajme të shumta për emrat e diskografisë shqiptare por jo vetëm.

PRIVE, këtë mbrëmje në ora 19.00 nën drejtimin e Liberta Spahiut./Prive.al

Artikuj të ngjashëm