Daily Mail përmend gazetarin e Prive

By

Tabloidi britanez Daily Mail i ka kushtuar një shkrim të detajuar në versionin online, vizitës së Rita Orës në Prishtinë.

Aty përshkruhet se si njëra nga personazhet udhëheqëse të skenës botërore të njerëzve të famshëm ka gjetur kohë të vizitojë vendin e origjinës për të marrë pjesë në një dasëm të premten mbrëma.

Artikulli përshkruan detajisht paraqitjen e Ritës e cila shkëlqeu në fustanin e kuq shoqëruar me foto të shkrepura mbrëmë.

Daily Mail ndalet tek gjesti i yllit botëror me origjinë nga Kosova e cila tregohet e afërt duke mbështetetur dorën tek krahu i një polici që qëndronte i vetëm.

Por, është gazetari i Prive, Vlorijan Halili i cili i ka rënë në sy Daily Mail Online që e përshkruan atë si ‘overzealous journalist’. Përkthyer në shqip ‘overzealous’ nënkupton zell dhe përkushtim tejet të madh në një punë të caktuar.

Puna e Vlorijanit njihet tash e një kohë përpos nga audienca edhe nga emra të estradës të cilët shpeshherë ka ditur t’i mos i lë ‘rehat’ në jetën private.image-024565daae96c35e1f7f0f49a3f3ddcb7fc26ebde7a900aea8621e560b17079e-V

Dukej se ishte vetëm çështje kohe momenti kur ai dhe puna e Prive do të përmendej edhe përtej kufinjve.

Për më në detaje ky është artikulli: http://www.dailymail.co.uk/tvshowbiz/article-3267419/Rita-Ora-super-sexy-scarlet-Kosovo-wedding.html   /Prive.al/

image-7e05cb052b553b9ec7c2ea25799b755f17ef39eb746d8eb8eba65590b5d582cd-V

Artikuj të ngjashëm