Deputeti shqiptar, i dashuri i Ilda Bejlerit?! (FOTO)

By

Një tjetër lidhje e re në horizont!

Prezantuesja sportive Ilda Bejleri, e shumëkomentuar për jetën e saj private ka gjetur dashurinë, dhe personi me fat është hiq më pak se një deputet në parlamentin shqiptar nga rradhët e PD-së.

Përtej aktivitetit të tij politik, Klevis Balliu kohët e fundit është i përfolur shumë edhe për jetën e tij private, shkruan newsbomb.al.

Zyrtarisht Klevis Balliu është beqar, por një burim i tha newsbomb.al se deputeti i ri është në lidhje dashurie me gazetaren e njohur sportive, Ilda Bejleri.

Të dy mësohet se janë bashkë prej një kohe të gjatë dhe lidhja e tyre po shkon drejt stabilizimit. Newsbomb.al, mësoi ndër të tjera se Klevis Balliu dhe Ilda Bejleri janë të dy në kërkim të një shtëpie, që pritet të jetë dhe strehëza e tyre e dashurisë.

Disa muaj më parë, të dy Ilda dhe Klevisi u panë në shoqërinë e njëri tjetrit, por në atë kohë ata i mohuan të gjitha thashethemet që qarkulluan.

Edhe pse ende asnjëri prej të dyve nuk e ka pranuar këtë marrëdhënie, pritet që lidhja e të dyve të bëhet publike shumë shpejt.

25436273_10211584677234548_1109203158_n.png

Artikuj të ngjashëm