Dhuratë Shën Valentini që në mëngjes, Armina zbulon surprizën e Shkëlzen Berishës

By

Dita i ka nisur me plot dashuri modeles shqiptare Armina Mevlani.

Në datën që njihet si “Shën Valentini”, apo dita e të dashuruarve Mevlani ka marrë surprizën që përfshinte një dhuratë, që në orët e para të ditës.

Blogerja e ka publikuar befasinë e të dashurit të saj Shkëlzen Berishës në Instagram, duke na bërë të gjithëve ziliqarë për të. ”

“Urime Shën Valentini nga shtrati im”, ka qenë përshkrimi i saj, ku ka vendosur edhe një ikonë me sytë me zemra.

Në fotografi shihet një kuti e zezë ku me gjasë ndodhet dhurata, por se çfarë është këtë herë Armina nuk e ka zbuluar. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm