‘Diçka po zihet’: Xheri nga tani e tutje, mes Tiranës e Prishtinës

By

Cdo të dielë për vite me rradhë, Xheraldina Vula shoqëron shikuesit paradite me emisionin e saj të gatimit në TV 21.

Kjo përvojë që ka tejkaluar tashmë një dekadë duket se ka krijuar profilin e denjë që Xheri të mos kufizohet me kaq.

Ajo nga java e ardhshme nis një tjetër aventurë të re televizive si pjesë e jurisë së ‘MasterChef Junior’.

Tashmë kur produktet televizive me fëmijë janë bërë trend, me ‘Voice Kids’ apo ‘Në kurthin e Piter Pan’ si të parat që na binë në mend, kjo mendësi do vazhdohet edhe me patentën e re, në RTSH-në antike.

Kujtojmë se ‘MasterChef’ me të rritur, për disa sezone është transmetuar në Top Channel por me spastrimet e stafit, producenti Rezart Aga është transferuar në televizionin publik shqiptar, aty ku bën ‘Masterchef’ e ku do e shohim tash e tutje edhe Xherin si pjesë e jurisë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm