Dikur nuk flisnin, por Baby G ka për të thënë diçka për Getinjon

By

Dikur ishin pjesë e On Records, aty ku të dy e nisën karrierën.

Por, Baby G ishte ajo që u largua e para për shkak të disa mosmarrëveshjeve, e më pas edhe Getinjo bashkë me vëllanë e tij, Mozzikun.

Sot Getinjo feston ditëlindjen, e Baby G e uroi, edhe pse kohë më parë në intervista, këngëtarja tregonte se si ish kolegët e saj ia bënë bllok në rrjete sociale.

Artistja postoi një foto bashkë me reperin në instastory, të shkëputur nga bashkëpunimi ‘Monster’ për ta uruar me pak fjalë.

“Të vërtetit qëndrojnë përgjithmonë. G-ja im, përjetë”, shkroi ajo.

Urime Getinjo!/Prive.al

Artikuj të ngjashëm