Ditëlindje: Morena i organizon festë magjike kunatës së saj (FOTO)

By

Rina është anëtarja më e re e shtëpisë Taraku dhe Morena Taraku, modelja e këngëtarja kosovare, ndanë një dashuri të veçantë për të.

Morena që para pak ditësh martoi vëllain e saj, tani i ka organizuar një festë magjike kunatës Rinës e i ka bërë disa dhurata speciale.

Në një ambient të mrekullueshëm të dekoruar nga Grand Decor, Morena ka vendosur ta surprizojë Rinën e cila është nusja e shtëpisë e si një motër për Morenën.

Qirinj, tullumbace dhe lule ngjyrë shampanjë e rozë, kanë qenë dekoret e tavolinës për Rinën të zgjedhura me shije nga Morena.

E në këtë rast, kush s’do donte të kishte një kunatë si ajo? /Prive.al

Artikuj të ngjashëm