Dua lë pa fjalë me setin e ri fotografik

By

Ditën e djeshme, Dua Lipa publikoi projektin e ri ‘No Lie’ në bashkëpunim me artistin e njohur Sean Paul.

Kënga e cila kohë më parë, paraprakisht ishte publikuar në versionin audio erdhi me një videoklip të thjeshtë por të realizuar me shumë shije e që u pëlqye shumë nga ndjekësit në rrjete sociale e blogje të ndryshme që komplimentuan realizimin.

Si një ogur i mbarë, për të vazhduar suksesin e projektit, Dua ka nisur të postojë një varg fotografish mahnitëse të realizuara me fotografin Mario Testino.

Peruani i cili ka punuar me një varg emrash prej më të mëdhenjëve në botën e artit dhe kompani të modës duket se ka bërë mrekulli me fotot e Duas të shkrepura për V Magazine. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm