Dua Lipa duet me një emër të madh të muzikës botërore (FOTO)

By

Suksesi i këngëtares Dua Lipa ka marrë hov që në verën e vitit 2017-të, e në fund fare ishte qershia mbi tortë, kur ajo u cilësua si artistja e re më e suksesshme e vitit.

“New Rules” ishte vula e suksesit për Duan, një këngë kjo që flet për një hap tre pikësh për ta hequr qafe ish të dashurin e që u pëlqye jashtëzakonisht shumë, marrë parasysh që kishte edhe një klip tejet të veçantë.

Lipa para pak ditësh publikoi këngën tjetër në të njëjtën frymë, që u prit mirë nga fansat e saj në mbarë botën.

Por ajo që do e karakterizojë vitin 2018-të për këngëtaren, është një bashkëpunim që po planifikohet të bëhet në mes saj dhe një këngëtareje që gëzon famë të padiskutueshme botërore.

Dua ka publikuar në profilin e saj një fotografi, me këngëtaren e njohur Ariana Grande me të cilën po paralajmërohet edhe bashkëpunimi.

Dy vajzat kanë pozuar bashkë në një foto, e kombinimi i këtyre dy emrave, nuk ka se si të mos sjellë një produkt të bukur artistik. /Prive.al

?

A post shared by DUA LIPA (@dualipa) on

 

Artikuj të ngjashëm