Dua Lipa performon edhe te Ellen Degeneres (VIDEO)

By

Këngëtarja Dua Lipa, pati një udhëtim tejet të suksesshëm karriere në Europë, ndërsa tani ajo po e bën depërtimin e saj në Shtetet e Bashkuara.

Javën e kaluar u paraqit tek SNL ku performoi dy këngë të sajat, ndërsa të hënën mbrëma, Dua ishte mysafire e komedianes së famshme Ellen Degeneres.

Në emisionin “Ellen Show”, Dua ka interpretuar këngën që i solli suksesin botëror, “New Rules”, në një skenë që është e njohur për tërë botën dhe ku kanë performuar artistët më të famshëm. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm