Dyshja që theu rekordin: Azet dhe Noizy edhe një këngë bashkë!

By

Me “Kriminell” ata arritën të marrin 2 milionë klikime në vetëm 24 orë.

Bashkimi i emrave të tyre në një projekt, suksesin e kishte të garantuar. Reperët Noizy dhe Azet, nuk do ta lënë punën me aq.

Siç duket suksesi i këngës së fundit u ka lënë shije të mirë dhe tani po sjellin një tjetër këngë.

Prive ka marrë vesh se Azet po qëndron në Shqipëri e sot e nesër, do përfundojë edhe xhirimet e klipit të ri.

Se Azet është në Shqipëri, e ka thënë edhe vet ai përmes një historie voluminoze në Instagram, ku ka treguar çdo hap që ka bërë në Tiranë e Durrës. /prive.al

Artikuj të ngjashëm