E thotë vetë Soni: Kjo arsye do e rikthente në duet me Florin

By

Një pyetje goxha e vështirë e përcolli sonte Soni Malajn në emisionin ‘Shiko Kush Luan’ në Top Channel.

Këngëtarja pas shumë kohësh u ‘detyrua’ të fliste për ish të dashurin e saj të kahmotshëm, kantautorin Flori Mumajesi në një nga rubrikat e emisionit.

‘Për çfarë arsye  do të riktheheshe në bashkëpunim me Florin?’ – ishte pyetja që e hutoi këngëtaren.

‘Unë dhe Flori kemi qenë miq parase të lidheshim, unë në kohën e grupit ‘Spirit Voice’ kurse ai me ‘The Dreams’’ – nisi të thotë Soni, pa ndonjë relevancë me pyetjen.

Tek pas disa sekondash, ‘kërkesa nga fansat’ dhe ‘arsyet humanitare’ u cekën si të mundshme në një duet që mbase edhe mund të vijë në të ardhmen nga dyshja.

Epo, përkundër gjithçkaje, historitë personale ja vlejnë të lihen prapa krahëve së fundja, muzika e mirë ngelet. Të gjithë do e donim një ‘Fluturimi 3470’ tjetër.

Artikuj të ngjashëm