Edona Llalloshi feston synetinë e djalit

By

Vetëm një javë më parë, e pyetur nga Prive, Edona Llalloshi nuk preferoi të flasë për një festë të mundshme për djalin e saj, Nurin, duke deklaruar se nuk ka në plan syneti.

Por, pa kaluar as dhjetë ditë të plota, Nuri i vogël ka kaluar nëpër ritualin fetar.

Megjithëse është vetëm disa muajsh, duket se familja ka vendosur t’ia kryejë ceremoninë për të cilën Edona ka njoftuar në rrjetin social Instagram.

Në të, djali i këngëtares shihet pranë një torte që i uron synetinë nën mbishkrimin: ‘Te ka nana bukurosh e drit te syve NUR-i jem ?’

Nuk dihet nëse do ketë një ceremoni familjare të festës. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm