Ekskluzive: Etrit Berisha ndahet nga e dashura?! Mësoni të vërtetën

By

Jemi mësuar ta shohim në televizione dhe media me pjesën e sportit ku na bën krenarë çdo herë me mbrojtjen e portës së ekipit kombëtar.

Por, befasishëm emri i Etrit Berishës u përmend sot në një kontekst tjetër – atë të jetës private.

Në vlugun e dhjetëra lajmeve për ndarje e ribashkime, si rrufe në qiell të pastër mediat raportuan se Titi i kombëtares i ka dhënë fund lidhjes së gjatë.

Në një shkrim me përplot pasaktësi ku ishte gabuar edhe nacionaliteti i personit që ka vjedhur zemrën e portierit, ishin gjoja miqtë e Etritit që deklaruan se ai dhe ‘italianja’ nuk janë më bashkë.

Në fakt, Prive.al nga burime pranë Berishës ka arritur të kuptojë ekskluzivisht se gjërat mes tij dhe të dashurës Aidës po shkojnë si më së miri.

Lajmi thjesht një shpikje e rradhës duket të mos ketë trazuar aspak portierin e kombëtares i cili jetën private ka dëshmuar gjithmonë se di ta mbajë larg vëmendjes së publikut. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm